Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar sot se raportimet për bombat në Serbi janë presion nga jashtë për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk kemi vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe presionet janë të pabesueshme dita-ditës dhe këto raportime për bomba janë presione nga jashtë për shkak të mosvendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”, tha ajo për TV Pink.

Ajo tha se raportimet për bombat ishin planifikuar me kujdes dhe se ato “sigurisht” vinin nga jashtë, gjë që tregon fakti se raporti ka mbërritur edhe në Tropicariumin e Beogradit, për të cilin shumica e qytetarëve nuk e dinë se ekziston.

“Dikush po shikonte se cilat mund të ishin atraksionet turistike. Tropikariumi ynë është i vogël dhe shumica e njerëzve nuk dinë për të, të tregon se dikush e ka planifikuar dhe se vjen nga jashtë, sepse po ta kishin menduar disa nga Serbia, nuk do të kishin dërguar kurrë një raport në tropicarium”, shpjegoi Brnabiç.

Ajo tha gjithashtu se mos vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë është jashtëzakonisht e kushtueshme, sepse pyetja kryesore për investitorët është bërë pse Serbia ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe siç theksoi ajo, kjo gjithashtu ngadalëson rritjen e mëtejshme të vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb