Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka kritikuar raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, duke thënë se ajo ka standarde të ndryshme kur bëhet fjalë për shtetin serb dhe Kosovës.
Kryeministrja serbe tha se politikania gjermane bën dallime kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit në Kosovë dhe Serbi.

“Sundimi i ligjit është një gjë tjetër në rastin e Prishtinës dhe tjetër në rastin e Beogradit? Serbët në Kosovë nuk kanë të njëjtat të drejta si qytetarët kudo tjetër”, -tha Brnabiç. Deklarata e kryeministres serbe ka bërë që të reagojë deputetja e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka thënë se sundimi i ligjit vlen njëlloj për të gjithë, qoftë në Loznicë, Mitrovicë Veriore apo Gjermani.

“Unë gjithmonë do të mbroj të drejtat civile dhe të njeriut, pavarësisht kombësisë”, shkroi ajo në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb