Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, ka deklaruar sot se vendi i saj synon të kërkojë kthimin e një numri forcash në Kosovë.

Në lidhje me deklaratën e saj, Associated Press ka analizuar atë që mund të sjellë një lëvizje e tillë.

AP shkruan se zyrtarët serbë pretendojnë se rezoluta e OKB-së, e cila zyrtarisht i dha fund luftës në Kosovë në vitin 1999, lejon kthimin e rreth 1000 ushtarëve serbë në Kosovë.

Misioni paqeruajtës KFOR, i udhëhequr nga NATO, i cili ka qenë i pranishëm në Kosovë që nga fundi i luftës, do të duhej të miratonte ardhjen e trupave serbe, por perspektiva për këtë ka shumë të ulëta, pasi në fakt do të nënkuptonte dorëzimin e sigurisë të rajoneve veriore të Kosovës ndaj forcave serbe.

Teksti tregon se “kërkesa për dislokimin e trupave serbe” erdhi një ditë pasi sulmues të armatosur të panjohur plagosën një polic të Kosovës dhe se prania e policisë së Kosovës është shtuar së fundi në zonat veriore, ku shumica janë serbë.

Tensionet në Kosovë kanë qenë të larta që kur Kosova  shpalli pavarësinë , pavarësisht përpjekjeve të zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe SHBA-së për t’i reduktuar ato, thotë AP, duke shtuar se Serbia, me mbështetjen e aleatëve Rusisë dhe Kinës, refuzon të njohë shtetësinë e Kosovës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: