Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, ka zhvilluar një vizitë në Bruksel ku edhe do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit të Serbisë me BE-në.

Brnabiç është takuar me përfaqësuesin e lartë të BE Josep Borell, me të cilin informoi se ka biseduar edhe për reformat që po zbatohen nga ana e Serbisë.

‘Një takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së Josep Borrrell për aktivitetet dhe reformat që po zbatojmë, përkatësisht në fushën e sundimi të ligjit. Serbia është e përkushtuar për të vijuar procesin e integrimit europian’, ka shkruar kryeministrja serbe në një status të publikuar në rrjete sociale.

174727390061efe3c85dbd6840725466 V4 Big

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb