TIRANA

Skena të ndezura ka pasur në KZAZ Nr. 36 në Kombinat nga grupet e PD dhe PS. Gazetari Erjon Skëndaj raporton për BalkanWeb se në kutinë e parë të Astirit PS ka dalë fituese dhe socialistët e kanë pritur me brohoritje.

Nga ana tjetër PD ka fituar tre kutitë e tjera duke sjellë brohoritje nga demokratët si kundërpërgjigje.

Të pranishëm nga PS është ministrja Belinda Balluku, kurse nga PD kandidati Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu.

Ndërkohë në këtë KZAZ kur kanë ngelur edhe 5 kuti nga fundi rezultati është:

PS, 55.47% ,14 mijë e 279

PD,  33.04%, 8 mijë 505 vota

LSI, 6.62%, 1 705 vota

PSD 300 vota

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: