Armando Broja ka gjasa të kthehet te ekipi që ka kartonin e tij në verë, Chelsea. Sulmuesi shqiptar është në huazim te Southampton dhe me interes të madh pritet të mësohet e ardhmja e tij.

 

Ardhja e Erling Haaland te Manchester City ka bërë që ekipet e tjera të mëdha të Premier League të mendojnë sesi mund të forcojnë skuadrën e tyre në repartin e avancuar, për të qenë konkurrues me “Qytetarët”. Sipas asaj që shkruan Football London, sulmuesi Broja dëshirohet në Londer nga Chelsea, por assesi këta të fundit nuk mund të presin që ylli shqiptar të bëjë gjithçka vetë, pasi siç dihet, është shumë i ri në moshë dhe pa eksperiencën e duhur për të bërë ndryshimin.

Shpresat mbeten te Lukaku. Sulmuesi belg njihet për aftësitë e tij dhe nëse në sezonin e ardhshëm do jetë ai i vjetri, Manchester City do e ketë të vështirë fitimin e titullit kampion.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb