Armando Broja është sulmuesi tjetër i ri shqiptar i cili po shkëlqen në një nga klubet më me emër në Europë.

Pas Rey Manajt tek Barcelona, Brojës po i jepet shansi nga Tuchel tek Chelsea dhe duket se 19-vjeçari nuk po zhgënjen.

Ai ka realizuar gol edhe në miqësoren e dytë të kësaj faze përgatitore me blutë e Londrës. Chelsea u përball në transfertë ndaj Bournemouth dhe Broja realizoi golin e barazimit pasi u gjet i vetëm në zonë.

Më pas Ugbo realizoi edhe golin e dytë për të vulosur fitoren 1-2.

(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb