Shqipëria flirtoi me një sukses historik ndaj Spanjës, episodet, detajet, por mbi të gjitha arbitri, bëri që kuqezinjtë të dilnin sërish duar bosh përballë “furive të kuqe”. Spanja është një histori e arkivuar, një 90-minutësh që përtej rezultatin la një shije të mirë.

Edy Reja dhe stafi i tij vijojnë përgatitjet për miqësoren e radhës, atë kundër Gjeorgjisë, një test i rëndësishëm, mbase i fundit për të eksperimentuar. Në këtë përballje në “Air Albania”, tekniku italian duhet të bëjë llogaritë pa tre mungesa të rëndësishme, Bare, Balliu dhe Uzuni, tre titullarët qëndruan në Spanjë, nuk do të udhëtojnë me grupin për në Shqipëri.

Shpëtim Duro, tekniku i mirënjohur, i ftuar në News24, në emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba, foli për miqësoren me furitë e kuqe, detajet që i tërhoqën vëmendjen, lojtarët që spikatën dhe mbi të gjitha çfarë presim tani nga miqësorja me Gjeorgjinë.

Duro tha se vetëm Armando Broja është i pazëvendësueshëm aktualisht te Kombëtararja, për të tjerët ka alternativa. Ndërkohë, trajneri i mirënjohur përmendi faktin se ndeshja nuk i ngjan ndeshjes dhe prandaj Gjeorgjia duhet vlerësuar maksimalisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb