Armando Broja është mungesa e madhe e Kombëtares shqiptare në ndeshjen e parë kualifikuese kundër Polonisë. Pas dëmtimit dhe operacionit para 3 muajsh ai jo vetëm që është rikuperuar, por ka vijuar stërvitjen me intensitet.

Ka qenë vetë Broja i cili ka postuar një video duke kryer ushtrime në palestër. Ai ka nisur kontaktin edhe me topin, por gjithsesi, ende nuk është gati për të luajtur.

Besohet se në ndeshjet e qershorit më 17 dhe 20, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, bomberi kuqezi do të jetë gati, duke i dhënë një dorë Shqipërisë për Euro 2024.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb