Everton siguroi qëndrimin në Premier League vetëm në fundin e sezonit. Kjo bëri që drejtuesit të mos presin asnjë sekondë, duke nisur punën për sezonin e ri.

Richarlison dhe Lewin mund të ndërrojnë skuadër, kështu që një nga repartet që duhet të përforcohet është sulmi. Trajneri i Everton, Lampard ka një emër në kokë. Bëhet fjalë për një nga futbollistët e talentuar, që dikur “timonieri” i dha shansin e artë te Chelsea.

 

Few

 

Sipas medieve angleze, Armando Broja ka përfunduar në listën e ekipit nga Goodison Park. Te Everton mund të përgatisin një plan sesi mund të fitojnë shërbimet e sulmuesit kuqezi, por akoma nuk është e qartë mënyra sesi do bindet Chelsea. Mision ky tejet i vështirë, pasi blutë e Londrës kanë kërkesa të larta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: