Të gjithë prisnin që Armando Broja të linte gjurmë në këto dy miqësore të fundit, kundër Italisë dhe Armenisë, por ndryshe nga se pritej, ishte Xhuljano Skuka ai që rrëmbeu skenën.

Sulmuesi i Partizanit dhuroi një paraqitje të mirë në këto dy teste, kërcënoi Italinë në dy raste, ndërsa ndaj Armenisë ishin protagonist kryesor ku realizoi edhe një gol shumë të bukur.

Skuka
Skuka

Sipas mediave italiane, Lecce ka shfaqur një interesim konkret për sulmuesin e Partizanit, më saktë, Skuka sipas TuttomercatoWeb, po monitorohej prej kohësh nga ekipi i Serie A. Nuk është një çudi që në dyert e Partizanit të vijë një ofertë që në merkaton e janarit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: