Përfundimi i huazimit në Holandë, e ka rikthyer sërish talentin shqiptar Armando Broja në Angli, ku po stërvitet me ekipin e parë të Chelseat. Ai po mahnit me paraqitjet dhe thuajse në çdo ndeshje arrin të shënojë gol.

Sulmuesi është vlerësuar së tepërmi nga tekniku Tuchel e nuk përjashtohet mundësia që ai të qëndrojë këtë sezon në Londër, për të luajtur shanset e tij në mesin e më të mirëve. Ndërkohë, stafi drejtues mendoi që ta dërgonte Brojën për t’i dhënë një ndihmë ekipit U-23 në ndeshjen ndaj Woking.

Edhe këtu Broja nuk zhgënjeu, duke nxjerrë në pah të gjithë potencialin e tij. Shkodrani shfaqet duke ecur me shpejtësi të madhe, driblon disa lojtarë dhe mbyll gjithçka mirë duke shënuar një super gol nga distanca.

Për më tepër, kryevepra u realizua me këmbën e majtë, e cila nuk është ajo e preferuara e Brojës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: