Gazetari Artan Hoxha ka kritikuar Federatën Shqiptare të Futbillit dhe Armand Dukën për largim të talenteve kuqezi nga kombëtarja. Përmes një postimi në Facebook, Artan Hoxha e ka krahasuar Armand Dukën si Sulltan me qëndrimin e tij prej 20 vitesh në krye të FSHF-së.

“BROJAAAAAAAAAAAAA….GOOOOOOOOOOOL
Mu mes Londres, perballe Totenhemit…
O FSHF-ja e Shoqatave të Futbollit Amator Shqiptar, vazhdoni ta lini në tribunë Armando Brojën, sepse nuk u bindet tekave të Sulltan Dukës dhe trajnerit të tij pensionist”…

“Luaj Armando, argetohu vetë, na bej krenar dhe ne të tjerëve.

Sepse s’na ka mbetur gjë tjetër, vetëm të kemi shpresë te shkelqimi yt”…, shkruan Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb