Në 31 maj ajo do të festojë 55 vjetorin, por fotot e publikuara në rrjetet sociale në orët e fundit nga Brooke Shield tregojnë që kalimi i viteve është një koncept shumë relativ, të paktën për të. Me bikini portokalli në plazh artistja bukuroshe, e njohur mbi të gjitha për interpretimin ikonik në ‘Laguna Blu’ një film i 1980, tregon një fizik për tu pasur zili.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Meritë kjo edhe e gjimnastikës dhe e ushqimeve të shëndetshme, ashtu siç vetë ajo ka shpjeguar. Gjatë karantinës artistja është bërë edhe ‘trajnere’ virtuale me stërvitjet nga shtëpia, siç tregojnë shumë video dhe foto të ndara në rrjetin social Instagram. Edhe gjata shtetrrethimit ajo duket se e ka mbajtur formën e saj më të mirë.

Karriera e saj e pazakontë nisi që kur ajo ishte 11 vjeç, me filmin ‘Pretty baby’. Filmi që e bëri të famshme ishte pikërisht ‘Laguna Blu’, ku së bashku me bashkëprotagonistin Christopher Atkis, ajo bëri për vete një gjeneratë të tërë. Shumë role ajo ka luajtuar edhe në ekranin e vogël, që nga ‘Friends’ tek ‘Lipstick Jungle’, deri tek ‘Jane the Vergin’. Në jetën e saj private ajo u martuar me dashurinë e jetës së saj Andrea Agassi në 1997 për tu divorcuar pastaj dy vite më vonë. Sot artistja është nënë e Rowan dhe Grier, që kanë ardhur në jetë nëpërmjet fekondimit artificial.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb