SHBA

Brooklyn Beckham do të martohet vitin e ardhshëm. Çifti ka vendosur të organizojnë një martesë sipas traditave hebreje.

Ata po planifikojnë një martesë tradicionale hebraike, pasi nusja, Nicola Peltz, është vajza e miliarderit hebre, ndërsa babai i Brooklyn, David Beckham dhe gjyshi i Brooklyn janë gjithashtu hebre.

Brooklyn ka thënë që dyshja ka të ngjarë të ndjekë tradita të tilla si martesa nën një chuppah (tendë martese) dhe nënshkrimi i një ketubah (kontratë martese).
Një burim tha për Mirror: “Nicola u rrit në një familje hebreje, nëna e saj Klaudia nuk është e bësimit hebre,por babai i saj Nelson është i devotshëm”.

Ata i rritën fëmijët e tyre duke u mësuar vlerat tradicionale hebraike.” Madje burimi tha se një ndër arsyet që Brooklyn dhe Nicola filluan të dilnin bashkë, ishte për shkak se familjet e tyre kishin anëtarë hebre dhe se kishin trashëguar traditat e tyre. Çifti po planifikon që ceremoninë ta zhvillojnë 2 herë: një në SHBA dhe një në Mbretërinë e Bashkuar”- vijoi me tej burimi.

Nicola është vajza e biznesmenit Nelson, 78 vjeç, i cili ka dhjetë fëmijë nga 3 martesa dhe thuhet se ka një pasuri që vlen më shumë se 1 miliard paund.
Ai është një mbrojtës i rëndësishëm për kauza hebraike në SHBA dhe Izrael.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: