Brooklyn Beckham mori kritika nga ndjekësit e tij, teksa postoi një video në Instagram për të treguar aftësitë e tij në gatim…që nuk shkoi mirë!

Djali i madh i Victoria dhe David Beckham, i cili ka një pasion gatimin, ngarkoi një video të tij duke gatuar spageti bolognese ndërsa mbante qenushin e tij në krahë.

Në të njëjtën kohë, ndjekësit kanë vënë re një tapë brenda tenxheres dhe kështu komentet kanë marrë flakë. “Ka një tapë në tenxhere dhe qime qeni gati për t’u shtuar në përzierje!” Një tjetër shkroi: “Kjo nuk është e lezetshme, edhe pse është qenushja juaj. Nuk duhet ta keni qenin mbi vete kur gatuani. Lëngu i vluar mund të spërkasë në fytyrën e tij dhe ta lëndojë.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Megjithatë, Brooklyn shpjegoi në histori se tapa nuk ishte faji i tij.

“Pas hulumtimit gjetëm informacion se shtimi i tapës së verës i shtuar në lëngun e gatimit siguron një pjatë më të bukur”.

Por burimi ishte në fakt nga një artikull i titulluar: “Le të flasim për ushqimin: Tapat e verës e bëjnë oktapodin më të butë” ndërsa ai e hodhi tapën në mish të grirë.

Kur u pyet nga një ndjekës: “A je kuzhinier?”, Brooklyn u përgjigj: “Jo, por ushqimi është pasioni im”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb