Lajme të mira në shtëpinë e Inter në vigjilje të startit të sezonit në Serie A: Marcelo Brozovic dhe Stefan de Vrij kanë punuar me pjesën tjetër të grupit, me objektiv të jetë të pranishëm në sfidën kundër Lecce. Gjithçka po shkon sipas parashikimeve, madje edhe më mirë, pasi kroati ishte parashikuar të zbriste në fushë të mërkurën ose të enjten.

Pavarësisht këtij fakti nuk është ende e qartë nëse Inzaghi do të nxitojë për ta hedhur në fushë, apo do presin rikuperimin e tij të plotë të kroatit, në një kohë Asllani është gati.

299166761 5785033218213436 2988740270384933668 N
299166761 5785033218213436 2988740270384933668 N

I njëjti diskutim edhe për Stefan de Vrij, i cili mori një goditje në kavilje, por zbriti menjëherë në fushë duke punuar me grupin. Nëse prezenca e Brozovic nuk është e sigurt nga minuta e parë, për holandezin nuk ka asnjë dyshim, Inzaghi i ka rezervuar një fanellë titullari.

298590489 5781928961857195 1321444828866313868 N
298590489 5781928961857195 1321444828866313868 N

Pjesa tjetër e ekipit nuk ndryshon, Dumfreis-Gosens nga krahët, Brozovic ose Asllani do ti bashkohen Barella-s dhe Calhanoglu në mesfushë, ndërsa Lautaro dhe Lukaku do të formojnë dyshen e sulmit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb