Belgët e Klub Bryzh, janë të pamposhtur në 19 ndeshje, teksa në qendër të kësaj ecurie është mesfushori me origjinë shqiptare, Ardon Jashari  i cili duket se po ndihet gjithnjë e më mirë pasi u transferua nga Luzerni në Belgjikë.

Jashari ka fituar zemrat e belgëve, pas vështirësive në fillim të aventurës, ai tashmë është lojtari i pëlqyer i tifozëve. 

Këtë e dëshmon edhe veprimi i fundit i klubit. Klub Bryzh ka rinovuar kontratën e Jashari shumë më herët se që pritej. Kontrata e re e Jasharit është e vlefshme deri në verën e vitit 2029 dhe sipas burimeve të “Blick” përfshin rritje shumë të madhe të pagës. Jashari tani është njëri prej lojtarëve me pagën më të madhe në ligën belge.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb