BRUKSEL – Autoritetet në Bruksel janë vënë në alarm, pas sinjalizimeve për një person me sjellje të dyshimtë që lëvizte në qendrën tregtare “City 2”.

Policia ndërhyri menjëherë duke arrestuar personin e dyshimtë, që sipas mediave lokale, mbante një rrip me eksploziv në trup.

Kryeministri Charles Michel deklaroi se situata është shumë e rëndë, ndërsa bëri thirrje për mbledhjen e Këshillit të Emergjencave.

Ndërkohë, policia ka rrethuar të gjithë zonën, ndërsa lëvizja e automjeteve në bulevardin “Jardin Botanique” është bllokuar.

Qendra tregtare “City 2”, që ndodhet në qendër të Brukselit, është konsideruar si një ndër zonat më të rrezikuara nga sulmet terroriste.

Tre muaj pas sulmeve të përgjakshme të 22 marsit, Brukseli mbetet ende në alarm. Një ditë më parë pati një alarm të rremë për bombë në aeroport, ndërsa të shtunën u dyshua për një atentat në “Fan zone” , ku tifozët ishin mbledhur për të ndjekur ndeshjen Belgjikë-Irlandë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: