Bashkimi Europian nuk do të sakrifikojë kurrë të ardhmen e tij për të arritur një marrëveshje post-Brexit me koston e koncesioneve që do të dobësonin tregun e saj të vetëm, paralajmëroi sot negociatori europian Michel Barnier, ndërsa negociatat midis Brukselit dhe Londrës janë të bllokuara.

 

“Ne nuk do të sakrifikojmë kurrë të ardhmen tonë me koston e momentit aktual. Aksesi në tregun tonë përfshin kushte”, theksoi Barnier në Twitter pas një takimi me ministrat e Çështjeve Europiane, duke nënvizuar unitetin e plotë të 27 vendeve të Bashkimit Europian përballë Britanisë së Madhe.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb