Midis Londrës dhe BE-së ka ende ndryshime shumë serioze në negociatat për marrëdhëniet postBrexit, tha euronegociatori Michel Barnier.

 

“Këto ndryshime kanë të bëjnë ende, që nga fillimi i bisedimeve, me kushtet e konkurrencës së ndershme, qeverisjen e marrëveshjes së ardhshme dhe peshkimin”, shkroi ai në Twitter.

Barnier ritheksoi se BE-ja është gati për të gjithë skenarët e mundshëm, ndërsa negociatorët i kanë vënë vetes detyrën e arritjes së një marrëveshjeje në mes të nëntorit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb