Negociatori europian për Brexit-in, Michel Barnier tha sot se propozimet britanike në fushën e shërbimeve financiare janë të papranueshme për negociatat e mëtejshme mbi marrëdhëniet e ardhshme tregtare BE-BM.

“Ne po propozojmë të përfshijmë në marrëveshjen tonë të ardhshme një kapitull mbi shërbimet financiare, në mënyrë që t’u japim operatorëve britanikë siguri ligjore që ata nuk do të jenë viktima të diskriminimit, kur të vendosen në BE dhe anasjelltas”, shpjegoi ai gjatë një fjalimi para EuroFi, që bashkon krerët europianë të Financave.

“Por Britania e Madhe po kërkon të shkojë shumë më tej dhe unë do të jem i sinqertë, propozimet e saj janë të papranueshme”, shtoi Barnier.

Britania e Madhe kërkon ta vazhdojë menaxhimin e bizneseve europiane nga Londra, me operacione minimale dhe personel në kontinent.

Sipas kryenegociatorit europian, është e pamundur që vendet anëtare ose Parlamenti Europian ta pranojnë këtë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb