Pas tre vitesh bisedimesh të vështira, Bashkimi Europian miratoi sot një reformë kryesore për transportin rrugor, që synon përmirësimin e kushteve të punës së shoferëve dhe shmangien e shtrembërimeve të konkurrencës.

 

Reforma ka të bëjë me kohën e udhëtimit dhe pushimit të shoferëve, si edhe një kufizim të rrugëve pranë detit, domethënë me operacionet që kryen një transportues në vendin ku ka mbërritur për shpërndarje ndërkombëtare.

E propozuar nga Komisioni Europian në maj 2017, miratimi i saj ka qenë një betejë midis vendeve perëndimore, përfshirë Francën dhe Gjermaninë dhe nëntë vendeve të tjera, ku bën pjesë edhe Rumania, Bullgaria, Hungaria dhe Polonia.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb