Komisioni Europian ka urdhëruar firmën bujqësore estoneze “AS Tartu Agro” që të kthejë rreth 1,2 milionë euro, pasi kishte paguar çmim më të ulët tregu për qiranë e tokës.

 

“Çmimi i ofruar në një marrëveshje me ministrinë e Punëve Rurale estoneze është kundër rregullave të ndihmës shtetërore të BE-së, sepse kontrata e qirasë i jep një avantazh të padrejtë dhe selektiv “AS Tartu Agro”-s në krahasim me konkurentët e tjerë”, deklaroi sot ekzekutivi i BE-së.

Estonia duhet të përcaktojë sasinë e saktë për të kompensuar nga firma private që prodhon qumësht, grurë dhe drithëra.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb