Shitjet e makinave të reja në Bashkimin Europian pësuan rënie nga viti në vit me 7,5% në muajin janar, njoftoi sot një grup i industrisë, duke fajësuar taksat e reja.

Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA), njoftoi se muajin e kaluar në BE u regjistruan më pak se 957 000 makina të reja.

“Ndryshimet e taksave nga disa shtete anëtare të BE-së për vitin 2020 tërhoqën regjistrimet në dhjetor 2019 duke shpjeguar këtë rënie të janarit”, deklaroi ACEA.

“Faktorë të tjerë kontribues përfshinë dobësimin e kushteve ekonomike globale dhe pasigurinë e shkaktuar nga largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian,” shtoi grupi. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: