Krijimi i një rrjeti të qendrave operacionale të sigurisë në të gjithë BE-në për të monitoruar dhe parashikuar sulmet kibernetike është një nga nismat kryesore të parashikuara nga konkluzionet mbi strategjinë e sigurisë kibernetike për dekadën 2020-2030 të miratuara nga Këshilli i BE-së.

Rekomandimet e përfshira në dokument përfshijnë gjithashtu krijimin e një njësie europiane të sigurisë kibernetike, zbatimin e infrastrukturës evropiane për 5G dhe krijimin e një grupi pune për spiunazhin kibernetik në strukturat e inteligjencës evropiane.

Strategjia, e paraqitur tashmë nga Komisioni dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell, mbledh udhëzimet për mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve të Bashkimit nga sulmet digjitale dhe promovon “krijimin e një hapësire kibernetike të sigurt dhe të lirë”.

“Siguria kibernetike është thelbësore për të ndërtuar një Europë digjitale, të gjelbër dhe elastike” lexohet në përfundimet e raportit që tregojnë gjithashtu “arritjen e autonomisë strategjike në fushën e sigurisë kibernetike me qëllim forcimin e udhëheqjes së Evropës në këtë fushë, atë digjitale”.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb