Bashkimi Evropian kërkon lirimin e menjëhershëm të mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe të burgosurve të tjerë politikë, të mbajtur padrejtësisht në Bjellorusi, numri i të cilëve rritet vazhdimisht, duke tejkaluar shifrën 550.

”Regjimi duhet të ndalet dhe përgjegjësit duhet të shkojnë para drejtësisë”, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell, pas sulmit në shkallë të gjerë të regjimit të Minskut kundër zërave të pavarur të vendit.

“Shkelje të rënda të të drejtave dhe liritë themelore kanë një çmim. BE është e gatshme të shqyrtojë më tej masat kufizuese”, shtoi ai.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb