Zyrtarët e lartë të BE i bënë thirrje sot partneres së ngushtë të Bllokut, Ukrainës, që të shtojë reformat e gjyqësorit dhe administratës së saj.

“Reformat janë të vështira, shpesh një proces i gjatë dhe i ndërlikuar”, tha kreu i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ne vazhdojmë të presim maksimumin nga autoritetet ukrainase, sepse kjo është ajo që populli ukrainas po kërkon”, shtoi ai.

Borrell përmendi arritjet e rëndësishme të qeverisë ukrainase në reformën për tokën, sektorin bankar dhe taksat, por theksoi se me korrupsionin në veçanti duhet të bëhet më shumë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb