BRUKSEL – Shqipëria është përfaqësuar në Ministerialin e NATO-s, që po zhvillohet sot në Bruksel, me Ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushatin. Nga ky takim, Bushati njoftoi se është takuar me homologun e tij të Italisë, Gentilioni; atë të Greqisë, Venizelos dhe atë të Holandës, Bert Koenders. “Diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe, axhendën evropiane të Shqipërisë dhe bashkëpunimin në fushat e interesit reciprok,”- shkroi ministri në Fb, pas këtyre takimeve.

TAKIMI ME VENIZELOS, VLERESOHET ZGJIDHJA PER TOPONIMET
Gjatë takimit me ministrin Venizellos, u vlerësua ecuria e marrëdhënieve dypalëshe dhe gjetja e zgjidhjes për toponimet, si një dëshmi konkrete e vullnetit për të ecur përpara dhe si një çështje me impakt të drejtpërdrejtë për qytetarët.

ME MINISTRIN E HOLANDES, KOENDERS

Në takimin me Ministrin holandez Koenders, të dy ministrat shprehën vlerësimin për nivelin e marrëdhënieve politike si dhe ndanë pikëpamjen për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh. Koenders shprehu vlerësimin e vendit te tij për reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik dhe sundimit të ligjit. Gjithashtu, ministri holandez shprehu mbështetjen e vendit te tij në avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb