BRUKSEL-Kryeministri grek Aleksis Cipras duhet të mbrojë sot kauzën e tij përballë partnerëve evropianë, ndërkohë që negociatat për shpëtimin financiar të vendit të tij janë në rrezik dhe asnjë zgjidhje nuk pritet në samit.

”Nuk duhet të presim për një zgjidhje, për një rrugëdalje”, theksoi kancelarja gjermane, Angela Merkel pas mbërritjes së saj në Bruksel  duke iu referuar vendimeve të ministrave të Financave.

Ajo theksoi sot se nuk nuk kishte asnjë arsye për tu dorëzuar, ndërkohë që koha na detyron të shmangim Greqinë nga asfiksia financiare si dhe rreziku i daljes nga euro-zona.

”BE-ja ka nevojë për nisma politike të guximshme që respektojnë njëkohësisht si demokracinë ashtu dhe traktatet për t’u çliruar nga kriza dhe për të shkuar drejt rritjes ekonomike”,  theksoi kryeministri grek, Aleksis Cipras, i cili kërkoi zhvillimin e një mini-samiti mbi situatën e vendit të tij.

Drejtuesi i së majtës radikale do të pritet të hënën për herë të parë nga homologja konservatore gjermane, Angela Merkel në Berlin, ndërkohë që mosmarrëveshjet mes dy kryeqyteteve kanë marrë karakter agresiv këto javët e fundit .

Presidenti francez, François Hollande i bëri thirrje qeverisë greke për respektimin e angazhimeve në kuadër të zbatimit të reformave, në këmbim të ndihmës për të cilën Greqia ka një nevojë jetësore.

Negociatat mes Greqisë dhe kreditorëve të  saj janë në në krizë. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, organizoi sot një takim mes kryemistrit grek, Ciprasi, kancelares gjermane, Merkel dhe presidenti francez, Holland, me presidentët e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, të Bankës Qëndrore Europiane, Mario Draghi, dhe atë të Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem.

Shqetësimi rritet në Evropë mbi rrezikun e një daljeje të Greqisë nga eurozona, vullnetarisht apo aksidentalisht.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: