Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian (CJEU) vendosi dje se Italia ka shkelur ligjin europian për smogun për shkak të niveleve të regjistruar në shumë pjesë të vendit.

“Vlerat kufitare të zbatueshme për përqendrimet e grimcave PM10 u tejkaluan në mënyrë sistematike dhe këmbëngulëse midis 2008 dhe 2017”, sqaroi institucioni gjyqësor.

“Republika italiane ka dështuar në mënyrë të qartë në miratimin në kohën e duhur të masave të nevojshme për trajtimin e problemi”, shtoi CJEU.

Vendimi i gjykatës europiane mbështet një veprim të paraqitur nga KE, që nisi një procedurë shkeljeje kundër Italisë në vitin 2014 për mosrespektim të legjislacionit të cilësisë së ajrit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb