urokomisionerja për Hulumtimet dhe Risitë, Mariya Gabriel njoftoi sot se është testuar pozitive me COVID-19, duke u bërë kështu zyrtarja e parë europiane e nivelit të lartë që preket nga virusi.

“Pas një testi të parë negativ COVID-19 të hënën, testi im i dytë është pozitiv”, tha eurokomisionerja bullgare në Twitter.

“Jam në izolim që nga e hëna dhe vazhdoj të qëndroj në shtëpi, duke ndjekur rregullat në fuqi. Ruani shëndetin dhe kujdesuni për veten tuaj”, shtoi ajo.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u karantinua për pak kohë nga e hëna, pas një takimi javën e kaluar me një person që rezultoi pozitiv për COVID-19, por doli negative.

Muajin e kaluar, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, u karantinua për një jave, pas një rasti me COVID-19 në personelin e tij  shoqërues, duke rezultuar në shtyrjen e samitit të fundit europian, nga 24-25 shtator në 1-2 tetor.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb