Policia arrestoi 45 të dyshuar gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti të trafikut të drogës nga Brazili në Europë, njoftoi Europol.

“Kjo goditje ndërkombëtare, e udhëhequr nga autoritetet portugeze, belge dhe braziliane, u krye njëkohësisht nga agjensitë e tre kontinenteve të ndryshme, me ndihmën e koordinimit të ofruar nga Europol”, theksoi agjencia e policisë e BE-së në një deklaratë.

“Rrjeti importoi të paktën 45 tonë kokainë në portet kryesore detare europiane, me fitime që tejkalojnë 100 milionë euro brenda gjashtë muajve”, thuhet në deklaratë.

Gjithsej 180 shtëpi janë bastisur.

“Mbi 12 milionë euro (14 milionë dollarë) para në Portugali, 300 000 euro (359 000 dollarë) në para të gatshme u sekuestruan në Belgjikë dhe mbi një million realë brazilian (187 000 dollarë) dhe 169 000 dollarë amerikanë në para të gatshme u sekuestruan në Brazil, ndërkohë që u konfiskuan po ashtu 70 automjete luksoze”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Përveç kësaj, asestet financiare të dhjetë individëve u ngrinë në Spanjë.

BE-ja theksoi se operacioni është goditja më e madhe ndonjëherë kundër një zinxhiri të drogës që kontrabandonte kokainë nga Brazili në Europë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb