Rritja ekonomike në zonën e euros dhe BE në tërësi ka të ngjarë të bjerë nën zero këtë vit për shkak të krizës së shkaktuar nga epidemia e koronavirust të ri, tha sot Marteen Vervey, zëvendësdrejtori i përgjithshëm për Çështjet Ekonomike dhe Financiare të ekzekutivit europian.

“Vlerësohet se kriza e COVID-19 ka një ndikim shumë negativ mbi ekonominë në BE dhe në zonën e euros”, theksoi ai.

Më 13 shkurt, Komisioni Europian prezantoi parashikimet e tij ekonomike për dimrin, ku parashikoi rritje me 1,2 % në vitin 2020 në zonën e euros dhe me 1,4 % për BE-në.

Por ndërkohë virusi është përhapur në të gjithë Europën, ndaj edhe parashikimi i tij i ardhshëm, që do të bëhet në maj, pritet të rivlerësohet në vlera në mënyrë të konsiderueshme të ulëta.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb