Kryenegociatorët e BE-së dhe BM-së u takuan dje në një përpjekje për të kapërcyer bllokimin në bisedimet për marrëveshjen postBrexit, ku çështja e peshkimit ende i vë të dy palët kundër njëri-tjetrit, vetëm 11 ditë larg ndarjes përfundimtare.

“Ne respektojmë sovranitetin e Britanisë së Madhe dhe presim të njëjtën gjë nga britanikët”, shkroi në Twitter negociatori i BE-së, Michel Barnier, ndërkohë që Londra i konsideron kërkesat e Bllokut si të paarsyeshme.

“Në këtë pikë thelbësore në negociata, ne vazhdojmë të punojmë shumë me David Frost dhe ekipin e tij”, shtoi ai, pa përmendur progresin e mundshëm.

Këto bisedime të pandërprera po vazhdojnë në Bruksel ndërsa pandemia e koronavirusit ka monopolizuar vëmendjen e qeverisë britanike, e cila ka njoftuar ribllokimin e Londrës dhe juglindjes së Anglisë përballë rritjes së infektimeve që i atribuohet një varianti të ri të COVID-19.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb