Greqia kryeson listën e 28 vendeve të BE-së për financim të investimeve duke kaluar vlerën total të 76,9 miliardë eurove nga Plani Juncker, njoftoi sot Komisioni Europian.

Fondet lidhen me projekte të miratuara nga Banka Europiane për Investim.

Greqia renditet e para për nga sasia e investimeve që do të jepen nga Fondi Europian për Investime Strategjike në raport me PBB-në, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni.

Sipas këtij plani do të jepen 424 miliardë euro investime në gjithë BE-në, nga të cilat do të përfitojnë rreth 967 000 sipërmarrje.

Greqia ndiqet nga Estonia, Portugalia, Bullgaria dhe Polonia.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb