Prokurorët belgë kanë thënë se kanë identifikuar edhe një shoqërues të sulmuesit të dyshuar të Parisit, Salah Abdeslam, i cili është kapur javën e kaluar. Najim Laachraoui, 24 vjeç, është ende në arrati.

Prokurorët kanë thënë se ai ka përdorur identitet të rremë dhe se ADN-ja e tij është gjetur në shtëpitë e përdorura nga një rrjet i dyshuar xhihadist.

Abdeslam është kapur të premten në Bruksel dhe vazhdon të merret në pyetje. Avokati i tij ka mohuar raportet e mediave belge se Abseslam do të bëhet informator në këmbim të një trajtimi më të butë.

Në sulmet e nëntorit të kaluar në Paris janë vrarë 130 veta. Përgjegjesinë për këto sulme e ka marrë grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: