Pavarësisht se u diagnostikua me “vdekje truri” vitin e kaluar, NATO është gati të ndryshojë, tha sot kreu i Aleancës, Jens Stoltenberg, ndërsa ministrat e Jashtëm zhvilluan diskutimet e tyre të para mbi një raport të ri që përshkruan idetë e reformës.

 

“Dokumenti me 67 faqe thekson se NATO është një aleancë e domosdoshme, por gjithashtu edhe nevojën për të vazhduar të ndryshojë dhe kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Midis rreth 140 sugjerimeve konkrete për reformimin e organizatën transatlantike  të sigurisë janë mënyrat për të forcuar rolin e saj si një vend, ku aleatët këshillohen reciprokisht me njëri-tjetrin për çështje të rëndësishme.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb