Komisioni Europian rekomandoi dje përdorimin e statistikave etnike për të vlerësuar diskriminimin ndaj emigrantëve në BE, si pjesë e një plani veprimi për Integrimin dhe Përfshirjen.

“Për të monitoruar efikasitetin e politikave në favor të integrimit në planin afatgjatë, është e rëndësishme të kesh të dhëna të sakta dhe të krahasueshme për shtrirjen dhe natyrën e diskriminimit të pësuar nga migrantët”, sqaroi KE.

“Kjo, gjithashtu, kërkon ndarjen e të dhënave sipas origjinës etnike dhe racore”, shtoi ekzekuti i BE-së.

Sipas KE, plani i veprimit i BE-së për Integrimin dhe Përfshirjen (2021-2027) konsiston në bërjen e propozimeve, koordinimin dhe sigurimin e mbështetjes financiare, politika që janë kryesisht brenda kompetencës së shteteve anëtare.

Ky plan veprimi plotëson Paktin e ri për Migracionin dhe Azilin, i paraqitur nga KE në fund të shtatorit.

Objektivi i tij është të përmirësojë aksesin e emigrantëve në arsim, punësim, shërbime shëndetësore dhe strehim në BE.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb