Komisioni Europian njoftoi sot se ka siguruar furnizime shtesë të ilaçit antiviral Remdesivir, i miratuar për të trajtuar COVID-19, për deri në 500 000 pacientë.

“Dozat do të blihen përmes një kontrate të përbashkët për 27 vendet e BE-së, plus Norvegjinë, Islandën, Britaninë e Madhe, së bashku me gjashtë vende të tjera që janë kandidate ose kandidate të mundshme për pranimin në Bllok”, tha KE.

Vendet tani mund të bëjnë porositë e tyre për të marrë ilaçin.

Remdesivir është ilaçi i parë që ka marrë miratimin e BE-së për të trajtuar raste të rënda të COVID-19, sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb