SHBA nuk ka të drejtë, në bazë të rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), të rrisë më tej tarifat për produktet e BE-së, në kontekstin e debatit transatlantic mbi subvencionet e avionëve, sipas Komisionit Europian.


Uashingtoni po konsideron të rrisë nivelin dhe shtrirjen e tarifave pasi OBT zbuloi dje se Bashkimi Europian nuk kishte ndërmarrë hapat e duhur për të hequr efektet e pafavorshme të ndihmës së tij për prodhuesin e avionëve “Airbus”.


Por sipas rregullave të OBT-së, ky konstatim nuk mund të përdoret si bazë për një reagim të tillë nga SHBA, bëri të ditur sot në Bruksel zëdhënësi i Komisionit të Tregtisë, Daniel Rosario.


Pak kohë më parë, OBT i deklaroi të paligjshme subvencionet europiane për Airbus dhe e lejoi SHBA-në të kundërpërgjigjej me tarifa mbi importet e BE-së, për të kompensuar deri në 7,5 miliardë dollarë në dëme.

Organi global vendosi edhe në favor të Evropës në një rast paralel kundër prodhuesit amerikan të avionëve “Boeing”, rivalit të “Airbus”, por Brukselit nuk i është dhënë akoma e drejta që të aplikojë tarifat e veta.

BE ka shprehur vazhdimisht dëshirën e tij për të shmangur tarifat.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb