Komisioni Europian po nxit vendet anëtare të ndajnë në mënyrë më efikase të dhënat për COVID-19, të sigurohen që aplikacione e ndryshme gjurmuese të jenë në përputhje me nivelin e BE-së dhe të miratojnë testet e shpejta të antigjenit, ndërkohë që vala e dytë e COVID-19 ka përfshirë Europën.

 

“Tani nuk është koha të rehatohemi”, tha presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, duke paralajmëruar qytetarët e BE t’i rezistojnë lodhjes në lidhje me masat e frenimit të virusit.

“Këto Krishtlindje do të jenë një Krishtlindje tjetër”, shtoi ajo.

Zyrtarja e BE-së kujton se më shumë se 1,1 milionë raste infektimi u konfirmuan në Europë javën e kaluar dhe se ende nuk dihet nëse kjo është vala e fundit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb