BEOGRAD- “Marrëveshja në fushën e drejtësisë që u arrit nga Beogradi dhe Prishtina para pak ditëve përbën një element të rëndësishëm në rrugën e normalizimit të raporteve reciproke, por nuk është i mjaftueshëm për hapjen e kapitujve të parë të negocimit mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian”, deklaroi sot në Beograd relatori për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister, i cili gjendet në vendin ballkanik për një vizitë treditore.
Sipas tij marrëveshja për Drejtësinë duhet të funksionojë tashmë. “Për kapitullin 35 që lidhet me Kosovën dhe që është tepër i rëndësishëm për të gjithë procesin e negocimit për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian duhet të shkojë paralelisht me progresin në negociata”, theksoi politikani gjerman.

“Bashkimi Evropian është gati të pranojë anëtarë të rinj edhe pse duhet ende kohë që edhe Serbia të jetë gati të hyjë në union. Bëhet fjalë për një rrugë të gjatë dhe të vështirë”, tha McAllister.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: