Paqja në Libi është thelbësore për Bashkimin Europian, deklaroi presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, përpara konferencës së sotme në Berlin kushtuar krizës në vendin afrikan.
“Është koha për të konsoliduar armëpushimin, për të respektuar embargon e armëve të OKB dhe për të rifilluar procesin politik”, shkruan Michel në Twitter duke falënderuar edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel për organizimin e kësaj konference.
“Kjo është ajo që libianët kanë nevojë dhe është jetike për sigurinë dhe stabilitetin e BE-së”, shtoi ai.
Michel do të marrë pjesë në këtë konferencë së bashku me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb