Rreth 2 000 pjesëtarë të forcave ushtarake do të marrin pjesë në manovrat “Steadfast Noon” gjatë dy javëve të ardhshme.
Rreth 70 avionë do të përdoren gjatë stërvitjeve, tha NATO, përfshirë avionë luftarakë gjermanë që janë të aftë të transportojnë bombat bërthamore amerikane që janë të stacionuara në Evropë.
Në manovra do të përdoren rreth 70 avionë, përfshirë avionë luftarakë gjermanë të aftë për të transportuar bomba bërthamore amerikane të vendosura në Evropë.
Këtë vit, manovrat zhvillohen kryesisht mbi Detin e Veriut, ndërsa bazat ajrore “Volkel” në Holandë, “Kleine Brogel” në Belgjikë, “Lakenheath” në Angli dhe *Skrydstrup* në Danimarkë kanë role kryesore.
Forcat e armatosura gjermane po marrin pjesë me tre avionë “Tornado” të pajisur për të mbajtur bomba bërthamore amerikane dhe katër aeroplane “Eurofighter”.
NATO theksoi se “Steadfast Noon” është një marrëveshje rutinë, jo një përgjigje ndaj shkeljeve të fundit të hapësirës ajrore nga Rusia apo provokimeve të tjera. Megjithatë, ajo synon të dërgojë një sinjal të qartë për Moskën se Aleanca është e përgatitur të mbrohet me armë bërthamore nëse është e nevojshme.
Stërvitja është e domosdoshme për të siguruar që parandalimi bërthamor të mbetet sa më i besueshëm dhe efektiv, deklaroi të premten sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
