NATO mbetet e përkushtuar në misionin e saj në Afganistan, pavarësisht nga njoftimi i SHBA-së për reduktimin e trupave të saj atje në 2 500 anëtarë personeli deri në mes të janarit 2021, sipas një deklarate nga Aleanca.

“NATO do të vazhdojë misionin e saj për të trajnuar, këshilluar dhe ndihmuar forcat afgane të sigurisë”, tha zëdhënësja e Aleancës, Oana Lungescu.

“Ne jemi, gjithashtu, të përkushtuar t’i financojmë ato deri në vitin 2024”, shtoi ajo.

Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi më parë kundër largimit kaq të shpejtë të trupave nga Afganistani, duke theksuar se vendi i shkatërruar nga konflikti mund të bëhet edhe një herë platformë për terroristët ndërkombëtarë, që synojnë vendet perëndimore.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb