Grupet kryesore të telekomunikacionit europian i kërkuan sot Brukselit të inkurajojë konsolidimin transnacional në BE, për t’u bërë ballë rivalëve të tyre kinezë e amerikanë.

Në një deklaratë të lëshuar ditën e takimit të tyre me zëvendëspresidenten e Komisionit Europian, Margrethe Vestager, kujdestare e konkurrencës në BE, liderët e operatorëve të njohur, si gjermani Deutsche Telekom dhe francezi Orange, i bënë thirrje Brukselit që të merret aktivisht me fragmentizimin e tregut europian të telekomunikacionit.

Kjo deklarata e nënshkruar nga 21 drejtues të grupeve të telekomunikacionit është një sinjal për Komisionin e ri Europian, të kryesuar nga Ursula von der Leyen, që e mori zyrtarisht detyrën të dielën.

Drejtuesit europianë të telekomunikacionit u shprehën se duan të punojnë ngushtë me institucionet e BE, me qëllimin që ta kthejnë në realitet ambicien për një sektor europian telekomunikacioni të fortë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb