Parlamenti Europian nuk do të bëjë asnjë lëshim në lidhje me  kushtëzimin e fondeve të BE-së për respektimin e Shtetit të së Drejtës në Hungari dhe Poloni, të cilat kanë vënë veton mbi planin e rimëkëmbjes, njoftoi dje presidenti i tij, David Sassoli dhe liderët e grupeve politike.

“Nga ana jonë nuk do të bëhet më asnjë lëshim tjetër”, paralajmëruan ata në një deklaratë.

Në deklaratë theksohet se liderët e Parlamentit Europian riafirmojnë se marrëveshjet e përfunduara (si për buxhetin shumëvjeçar ashtu edhe për shtetin e së drejtës) (…) në asnjë rrethanë nuk mund të rihapen.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb