Sektori ajror europian, i goditur nga kriza e koronavirusit, i kërkoi sot qeverive të BE-së dhe Komisionit Europian, të mbështesin tranzicionin e gjelbër.

“Për shkak të humbjeve të konsiderueshme të të ardhurave që po pëson aktualisht i gjithë ekosistemi i transportit ajror në Europë, do të jetë i vështirë realizimi i investimeve oportune dhe ambicioze në luftën kundër ndryshimin klimatik”, nënvizojnë ai në një letër të hapur, të nënshkruar nga 10 shoqëri të transportit ajror, si A4E (përfaqësues i kompanive ajrore europiane) apo IATA (Shoqëria Ndërkombëtare e Transportit Ajror).

Për autorët, mbështetja publike për dekabornizimin e sektorit është më e rëndësishme se kurrë.

“Transporti ajror duhet të jetë në qendër të strategjive që BE ndërmerr për rimëkëmbjen e saj”, nënvizojnë ata.

Propozimi i Komisionit Eurooian për rimëkëmbjen e ekonomisë së BE-së, minuar nga kriza e koronavirusit, ka të bëjë me një plan prej 750 miliardë euro, të financuara nga kreditë e përbashkëta, dhe një projektbuxhet shumë vjeçar i rishikuar.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb