Presidenti amerikan, Donald Trump i ka kërkuar NATO-s të jetë më e përfshirë në Lindjen e Mesme, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

 

“Dje kam folur me presidentin amerikan, Donald Trump dhe kërkoi që NATO të jetë më e përfshirë në Lindjen e Mesme”, theksoi ai

“NATO ka potencial për të kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në stabilitetin rajonal dhe në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar”, nënvizoi Stoltenberg.

“Ne po shohim se çfarë mund të bëjmë më shumë”, shtoi ai.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb